Komuna e Podujevës edhe sivjet ka ndarë qindra mijëra euro për zgjerimin e lumenjve dhe përroskave, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit për kontratë, vlera e këtij tender të hapur është mbi 234 mijë euro, shumë për të cilën, Komuna ka parashikuar t’i shpenzojë.
“Operatori ekonomik duhet të përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë të Ligjit Nr. 04 L-042 042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L068 dhe Ligjin Nr. 05 L-092 , Neni 65”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftimin për kontratë, ku pritet të hapet në muajin prill, tenderi pranohet në ndarje të pjesëve.
”Grupi1. Zgjerimi i shtratit të lumenjve dhe përroskave – ndërtimi i gabioneve. Grupi 2. Zgjerimi i shtratit të lumenjve dhe përroskave – ndërtimi i kaskadave”, thuhet në njoftim.
Duhet theksuar se Komuna e Podujevës vjet për vjet ndan mijëra euro për zgjerimin e lumenjve në këtë Komunë, disa prej tyre, me qëllim ndaljen e përmbytjeve të mundshme./Llapi.info








