Lokale - eSIMy

Një zjarr i madh e ka kapluar një ndërtesë në dalje të Fushë Kosovës, raporton Llapi.info

Lajmin e ka konfirmuar për Llapi.info, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai tha se deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar, përveç dëmeve materiale.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë.Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit.Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, ka thënë Boroci për Llapi.info.