Besimtarët myslimanë janë bërë gati për muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët nisin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit.
Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.
Lexo Edhe:
Besimtarët myslimanë do të fillojnë agjërimin e tyre duke nisur nga mëngjesi i ditës së nesërme.
Një qytetar, para kamerës së emisionit të mëngjesit në T7, “#Gjesi”, tha se ndihet tejet i lumtur që muaji i shenjtë i Ramazanit po fillon, duke shtuar se i agjëron edhe kur nuk është ramazan.
Ndërkaq një qytetar tjetër thotë se po hyjmë në një muaj shumë të veçantë. E presim me kënaqësi të veçantë iftarin që nuk mund të shprehet me fjalë.
Për t’i dëgjuar përgjigjet e tjera, klikoni në VIDEO






