Lokale - eSIMy

Paneli i Gjykatës së Apelit ka marrë vendim që ta refuzojë apelin e Kadri Veselit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Më 31 mars, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Kadri Veselit (çështja Thaçi dhe të tjerët) kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen në Hagë për krime lufte.
Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.