Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, ka njoftuar se nesër në ora 12:00, do të bëhet testimi i alarmit publik, raporton Llapi.info.

Tingulli i alarmit do të zgjatë 30 sekonda dhe tani e tutje në çdo të shtunën e parë të muajit, do të bëhet testimi i tij, thotë njoftimi i komunës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Me datën 02.04.2022 (e shtune), nga ora 12:00, Komuna e Podujevës do të bëjë testimin e Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm për 30 sekonda.
Tash e tutje në të shtunën e parë të secilit muaj do të bëhet testimi i Sistemit të Alarmit, sipas rekomandimeve nga ana e institucioneve qendrore.
01.04.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim