Lokale - eSIMy

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj debatit të riaktualizuar për listat e veteranëve dhe dyshimet se mund të jenë fryer.

Ajo ka thënë se nuk ka veteranë të rrejshëm të UÇK-së, dhe sipas saj ky term ështê i gabur.

Musliu thotë se ata që kanë hyrë pa meritë në listat e veteranëve janë keqpërdorues dhe abuzues.

Ajo po ashtu kërkoj edhe paga të dinjitetshme për ta.

Më poshtë reagimi i plotë:

Nuk ekszistojnë veteran të rrejshem të UÇK-së.
Ky term u shpik për të demonizuar çlirimitaret.
Historia i njeh vetem VETERANET E UÇK-së!
Të tjeret janë abuzues ose keqperdorues.
STOP DEMONIZIMIT TË ÇLIRIMITARVE!
Trajtim të dinjitetshem e të ardhura të dinjitetshme për VETERANET!