Lokale - eSIMy

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se inspektorët e tregut kanë realizuar sot inspektimet e peshës së bukës. Kjo është bërë pas ankesave të shumta të qytetarëve.

Inspektorët e Tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, kanë shqiptuar 4 gjoba ndaj disa furrave të bukës në qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas komunikatës thuhet se gjatë kontrollit inspektorët kanë hasur parregullsi sa i përket peshës së bukës.

“Gjatë inspektimeve në subjekte dhe qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës. Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut”, thuhet në komunikatë.

Aksioni i inspektorëve ka ndodhur pas ankesave që kanë marrë ndaj qytetarëve.