Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i arsimit, Avni Fetahu, kanë inaguruar kabinetin në shkollën fillore “Shaban Shala, raporton Llapi.info.
Vlera totale e këtij projekti kap shifrën e 11.800€, e bashkëfinancuar mes Zyrës së BE-së në Kosovë, ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Komunës së Podujevës.
Shkrimi i plotë nga Shpejtim Bulliqi:
Sot pata kënaqësinë ta vizitoj shkollën “Shaban Shala” në qytet ku inauguruam kabinetin bashkëkohor të realizuar falë bashkëpunimit që kemi arritur si komunë me IOM-in.
Vlera totale e investimit është 11,800 euro, ndërsa në kuadër të tij përfshihen, kabineti për lëndët ekzakte, laptop, projektor, harta dhe pajisje të tjera.
Projekti është realizuar me bashkëfinancim mes Zyrës së BE-së në Kosovë, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK) dhe Komunës së Podujevës.
Po punojmë që mësimin teorik ta lidhim me atë praktik. 📚






