Lokale - eSIMy

Familja e Skender Sfishtës, është bërë me shtëpi të re, falë donatorëve të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, raporton Llapi.info.

Në videon e publikuar në faqen “Jetimat e Ballkanit”, mund të shihni gëzimin e familjes Sfishta për ndërtimin e shtëpisë së re.

Ndërsa, është publikuar lista e plotë e të gjithë donatorëve që kanë dhënë kontribut për ndërtimin e saj.

Postimi i plotë nga  Shoqata “Jetimat e Ballkanit”:

E gëzofshi shtëpinë e re 😊

Skender Sfishta nga komuna e Podujevës po hyn në shtëpi të re

Për më shumë rreth historisë prekëse të Skenderit dhe familjes së tij, video është publikuar dhe mund ti shihni pamjet, këtu në faqen zyrtare të shoqatës si dhe në kanalin zyrtar në Youtube: “Jetimat e Ballkanit”.

Ndërtimi i kësaj shtëpije është në bashkëpunim me kuvendin komunal, të cilët kanë participuar me shumën prej 5000€.

Listat e donatorëve i gjeni të bashkëngjitura në këtë postim.

Bamirës, Zoti ju shpërbleftë!

Familja, shtëpine e gëzoftë!