Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, pasi që të njëjtit u janë gjetur disa armë, pas kontrollit në shtëpinë e tij, raporton Llapi.info.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, pas arrestimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rr.Fitorja, Podujevë, 30.03.2022-21:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator të zbrazët dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.