Llapi.info publikoi mbrëmë një lajm, për bllokimin e një trotuari nga vetura e policisë, përballë shkollës “Shaban Shala”, në Podujevë.
Para publikimit të lajmit, gazetari ka tentuar të marrë një version zyrtar nga ana e policisë, por që nuk kanë qenë të çasshëm në pyetjet e dërguara, madje për më shumë se 24 orë rresht.
E, pas pritjes për më shumë se një ditë, Llapi.info, vendosi që ta publikojë atë fotografi, gjë që ka shtyrë të ketë përgjigje nga ana e policisë.
Në përgjigjen e dërguar, Stacioni Policor në Podujevë, thotë se bllokimi i rrugës ka ndodhur, për shkak të një informate se një person me probleme psikologjike, ka tentuar t’i sulmojë me thikë disa nxënës të shkollës “Shaban Shala”.
Për shkak të situatës që ishte emergjente, policia thotë se është dashur që të parkohet vetura zyrtare në atë mënyrë.
Po ta kishim përgjigjen nga ana e tyre para publikimit të lajmit, normalisht që lajmi do të ishte “tentim-sulmi me thikë i një personi ndaj nxënësve në Podujevë”, por që mungesa e përgjigjes, ka shtyrë që të publikohet ai lajm.
Më poshtë e keni përgjigjen e Policisë për Llapi.info.
I nderuar,
Ju informoj rreth postimit te djeshem ne faqen tuaj rreth bllokimit te trotuarit nga Policia e Kosoves,perkatesisht Stacioni Policor Podujevë.
Ishte rasti në Rr. ‘’Dr.Bajram Krasniqi’’ , përballë shkolles fillore ‘’Shaban Shala’’ që ka ndodhur me daten 28.03.2022 pas orës 15:00 ku ishte informata se një person I sëmurë mental ishte duke I ndjekur disa fëmijë me një mjet të mprehtë -thikë .
Aty janë angazhuar dy njësi ku njëra ishte me veturën e cila edhe ishte parkuar aty ,andaj duke parë seriozitetin e reagimit dhe arrestimin pastaj të personit të dyshuar situata ishte emergjente dhe në raste të tilla prioritet është shpëtimi i jetës dhe arrestimi i të dyshuarit, andaj parkimi në trotuar i veturës së Policisë ishte për këtë arsye.
Me respekt,
Major Njazi Jashari






