Veterani i luftës, Fadil Tahiri, që shtëpinë që e kishte marrë para disa vitesh si donacion, për shkak të kushteve të rënda në të cilat jetonte, ka vendosur që ta kthej për t’ia dhënë ndonjë nevojtari tjetër, pasi që tashmë e ka bërë zgjidhjen për banim në fshatin e tij, raporton Llapi.info.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i e ka falënderuar Fadilin për korrektësinë dhe bujarinë që e ka treguar.
Shkrimi i plotë nga Shpejtim Bulliqi:
Fadil Tahiri, invalid dhe veteran i luftës, njëherësh shembulli më i mirë i një qytetari, ka liruar sot shtëpinë e tij në “Lagjen e Dëshmorëve” shtëpi të cilën e kishte përfituar nga donacionet e komunës së Podujevës për njerëzit pa zgjidhje banimi.
Fadili tani ka bërë zgjidhjen e banimit në fshatin e tij dhe këtë shtëpi dëshiron ta lirojë për ndonjë familje tjetër në nevojë.
E falënderoj Fadilin për korrektësinë dhe bujarinë e treguar dhe i uroj rahati në shtëpinë e tij të re!





