Lokale - eSIMy

Enti Shtetëror i Statistiktës në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat nga regjistrimi i popullisisë, i cili është kryer nga 5 deri më 30 shtator 2021.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka publikuar të dhënat në Facebook, ku bëhet e ditur se shqiptarët janë 29.5 % në popullsinë e përgjithshme në Maqedoni të Veriut.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderurar të gjitha institucionet e përfshira që ndihmuan në regjistrimin si proces, proces ky që sipas tij ishte sfidë aspak e lehtë, por që përfundoi me sukses.

Shkrimi i plotë nga Ali Ahmeti:

Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullësisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.

Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).

Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.