Një person është arrestuar në fshatin Bajqinë të Komunës së Podujevës, pasi gjatë ndalimit të patrollës policore, dyshohet se ia ka prezantuar patentë shoferin e falfisikuar, raporton Llapi.info.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË PAVËRTETE
Fsh. Bajqine, Podujevë 29.03.2022 – 10:36. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit, i njëjti ka prezantuar patentë shoferin që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.





