6% u lirua dje (e martë) nafta në tregjet botërore, por që kjo gjë nuk ndikoi fare në çmimet e derivateve në Kosovë, shkruan Llapi.info.
Përkundrazi, çmimet jo që nuk u liruan, por disa nga pikat e karburanteve i rritën.
10 cent po kushton më shtrenjtë një litër naftë, në disa nga pompat e derivateve, që nga dita e djeshme.
Sot, në kompaninë “Shell”, në dy pikat e saj në Podujevë, një litër naftë kushton 1.69€, teksa një shtrenjtim i tillë ka ndodhur edhe në disa kompani tjera – jo në të gjitha.
”IP Petrol”, një litër naftë sot po e shet 1.68, që gjithsesi është më shtrenjtë se gjatë ditës së djeshme në kohën e njëjtë.
Përkundër që institucionet vendore, para disa javësh filluan aksione ndaj disa pikave të karburanteve, ku dënuan disa prej tyre, nuk dihet nëse një gjë e tillë do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.








