Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i shpenzojë edhe 130 mijë euro për asfaltim rrugësh, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit për kontratë, asfaltimi do të kryhet në fshatin Llugë dhe Konushec të kësaj Komune.
Në këtë kontratë është thënë se periudha për aplikim në këtë tender nga kompanitë është e hapur deri më 18 prill.
“Operatorët ekonomikë do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze”, thuhet në njoftim./Llapi.info







