Futbollisti me famë botërore, Granit Xhaka, sonte luan ndeshje miqësore ndaj Kosovës, raporton Llapi.info.
Mirëpo, ani pse ai mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ai nuk e harron vendlindjen: Kosovën dhe Podujevën.
Ishte viti 2014, kur Xhaka, ishte prezentë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen e Llapit me Istogun.
Xhaka kishte veshur fanellën e “Kf Llapit”, teksa e kishte nisur lojën mes këtyre dy ekipeve.
Në këtë vizitë, Xhaka, kishte sjellur fanella dhe topa për klubin llapjan dhe simpatizantët e tij nga Podujeva.





