Teksa ka folur për zgjedhjet serbe edhe në Kosovë, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka deklaruar se bashkë me familjën e tij në rast të ndonjë konflikti me shtetin serb, ai do të jetë i gatshëm për ta kapur pushkën e të luftur.
“Serbia e dinë shumë qartë që vetëm një pëllëmb toke në Kosovë, hyn një këbë e ushtarit të tyre, ata e dinë me çfarë do të ballafaqohen në Kosovë. Do të ballafaqohen me FSK-në, NATO-n e gjihë qytetarët. Në momentin kur thotë shteti PO, unë do të jem i pari me fëmijët e mijë. Unë e kam vajzën 35 vjeçare, djalin 32 dhe tjetrin djalë 27s”, tha Sheholli në Prime Time.






