Lokale - eSIMy

Një punëtor i postës së shpejt të shtunën e 26 marsit njoftoi forcat policore se në fshatin Suhogërllë e Istogut, tre persona të maskuar e nën kërcënimin e armëve, e plaçkitën.

Siç mëson Klani, atij pos veturës iu vodhën edhe 900 euro por edhe një mjet elektronik.

Disa nga banorët e këtushëm u çuditën fortë, kur dëgjuan për rastin.

Policia njoftoi se automjeti i rrëmbyer u gjet shpejt e braktisur në një fshat tjetër.

Ndërsa, nga kompania të cilëve iu ndodhi rasti, nuk pranuan të flasin.

Lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori, për të vazhduar me hetimet.