Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sot anëtarët familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, që u pushkatuan 23 vjet më parë nga paramilitarët serbë, shkruan Llapi.info.

Kurti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se pushkatimi ndaj 14 anëtarëve të ktyre familjeve është bëri nga njësiti rezervë policor serb, “Shkorpionët”.

“7 fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç dhe 7 gra të familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, u pushkatuan 23 vjet më parë në Podujevë nga njësiti rezervë policor serb “Shkorpionët”. Në këtë masakër humbi 16 anëtarë të familjes e u mbijetoi 16 plumbave Saranda Bogujevci. Ajo sot është Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rreth 80 kilometra më larg, forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe rrethuan mijëra civilë të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth. Nga turma i morën 147 burra dhe djem, të cilët i ekzekutuan në vend.   Të dy masakrat u kryen më 28 mars 1999, katër ditë pas fillimit të intervenimit të NATO-s dhe në 10 vjetorin e Kushtetutës së Serbisë, që vulosi suprimimin e autonomisë së KosovësNë çdo pranverë përkujtimi i mizorive të regjimit serb na e tregon se sa të hapura janë plagët e sa e madhe mbetet dhimbja. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, thotë Kurti.

Sot janë bërë 23 vjet nga masakra në familjen Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë, ku paramilitarët serbë shuan 14 anëtarë civilë.

Pushkatimin e mbijetuan me plagë të rënda pesë fëmijë: Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci./Llapi.info