Zjarre të mëdha fushore, malore dhe pyjore kanë vazhduar edhe sot në disa zona të Podujevës, raporton Llapi.info.
Pas intervenimit në fshatin Gllamnik, zjarr i madh ka “shpërthyer” edhe në fshatin Bellopojë të kësaj Komune. Llapi.info ka mësuar sot vetëm sot janë raportuar 15 vatra zjarresh.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen ekipet e zjarrfikësve të Podujevës, të cilët janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.
Vetëm gjatë vikendit në rajonin e Llapit janë raportuar 26 vatra zjarresh në zona të ndryshme të Podujevës, ku janë djegur me hektarë pyje, male dhe fusha./Llapi.info






