“Qatar Charity”, organizatë nga shteti i Katarit, ka dhuruar 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe “Qatar Charity”, për dhurimin e këtij donacioni.
Ky nuk është donacioni i vetëm që kjo organizatë jep për Podujevën. Disa të tilla janë dhënë edhe në të kaluarën.
Shkrimi i plotë nga Shpejtim Bulliqi:
Qatar Charity dhuron 400 pako ushqimore për familjet në nevojë
Sot kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin me përfaqësuesin e “Qatar Charity” për ofrimin e donacionit me 400 pako nga ana e kësaj organizate për Komunën e Podujevës.
I falënderoj shumë miqtë tanë nga Katari të cilët përmes organizates “Qatar Charity” po ofrojnë përkrahje të vazhdueshme për Komunën e Podujevës, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Për zbatimin e projektit do të përkujdeset Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS). 🇽🇰🇶🇦






