Lokale - eSIMy

Dhjetëra zjarre fushore janë regjistruar gjatë vikendit në territorin e Kosovës. Zjarrfikësit kanë intervenuar në disa prej tyre pasi që për ti mbuluar të gjitha ishte e pamundur.

Në raportin 24 orësh të Policisë, raportohet se zjarri ka djegur 10 hektarë bari të thatë në fshatin Obranqë të Podujevës, njofton Llapi.info

Në fshatin Obranqë të Podujevës, një person ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektarë pronë bari i thatë. Zjarrin e kanë shuar banorët e fshatit dhe sipas ankuesit, një i dyshuar mashkull kosovar e ka ndezur zjarrin me qëllim. Rasti është duke u hetuar.