Që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi, pak më shumë se një muaj, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, mori vëmendje nga miliona njerëz, shkruan Llapi.info.
Kjo pasi që, presidenti ukrainas, në paraqitjet publike të tij u jepte kurajo jo vetëm popullit të tij; ukrainasve – por edhe shumë popujve të tjerë, që e donin fitoren e Ukrainës në luftën me Serbinë.
Por, shumë të tjerë edhe nuk u fasionuan me presidentin ukrainas – e as trimërinë që thuhej se po e tregonte.
Kishte shqiptarë nga Kosova që në rrjete sociale thonin se Zelenskyy nuk u afrohet për trimëri ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo pasi që presidenti ukrainas, ani pse përballet me një shtet si Rusia, ndihma për ta është shumë e madhe nga vendet tjera.
Miliarda dollarë u dhanë nga vendet perëndimore për të blerë armatim Ukraina, teksa në vlera miliarda të tjerë u dhanë në pajisje ushtarake donacione për ta.
Këto nuk i kishin ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Teksa armatimi i ukrainasve bëhet me pajisje moderne, ushtarët e UÇK-së atë e bënin në këmbë.
”Duhej qindra e qindra kilometra të shkoj në Shqipëri për të marrë një çantë me fishekë”, shkruante ditë më parë një ish-ushtar i UÇK-së.
Përveç kësaj, disa prej tyre që kalonin kufirin Kosovë-Shqipëri, për t’u furnizuar me armatim, sot nuk janë të gjallë – duke rënë dëshmorë në prita të ndryshme nga ushtria serbe.
Se trimëria e Zelenskyy-t s’mund të krahasohet me atë të ushtarëve të UÇK-së, e tha sot edhe deputeti i Kuvendit, Bekim Haxhiu.
Derisa ai vizitoi mikun e tij, ish-ushtarin e UÇK-së, Bekim Shyti, i cili dje hoqi granatat që i mori në luftën e fundit – duke u plagosur gjashtë herë, tha se Zelensky nuk mund as të krahasohet me trimërinë e Bekim Shytit e ushtarëve tjerë të UÇK-së.
“Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimërinë e Bekim Shytit dhe shumë ushtarëve të UÇK-së, me gjithë respektin për prijësin e luftës që po tregon”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e tij, në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot vizitova mikun dhe bashkëluftëtarin tim Bekim Shytin, i cili iu nënshtrua operimit për t’i largur disa copa të granatave që i kanë mbetur nga lufta e fundit prej para 23 viteve.Bekim Shtyti u plagos disa herë gjatë luftës dhe asnjëherë nuk e ndali pushkën, posa sherohej kthehej në front edhe më i motivuar për ta vazhdur luftën për liri.
Kur Bekim Shtyti u plagos në Oshlan në vitin 1999 kisha fatin t’ia pastroi plagën e lirisë, sot 23 vite pas, në liri i urova shërim të shpejtë té plagëve që ende çdo dité ia kujtojnë luftën.
Ndonëse plagët i mori për lirinë e atdheut Bekim Shyti, për largimin e copave të granatave, sot pagoi faturën 2000 euro.Ndonse Ligji i garanton mbulim të shpënzimeve nga shteti!!!
Shërim të shpejtë komando!






