Llapi.info raportoi më herët se në 25 lokacione në Podujevë, janë shkaktuar zjarre, të cilat dyshohet se janë të qëllimshme.
Disa prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive, derisa siç thotë një zjarrfikës në kushte anonimiteti, ka raste kur rrezikohen shtëpi; si në një rast në fshatin Lupç.
Ai thotë se para disa minutash kanë marrë telefonatë nga një familjar, i cili përveç që ka kërkuar ekipe të zjarrfikësve dhe policisë, ka thënë se po i rrezikohet shtëpia.
”Tani veç sa u nisëm për në Lupç. Na thirrën urgjentisht neve dhe policinë. Na thanë që po rrezikohet edhe një shtëpi nga zjarri”, tha ky zjarrfikës.
Zjarre aktive momentalisht ka në Dobratin, Dumnicë, Gllamnik dhe disa lokacione tjera.
Llapi.info do ju mbajë të informuar për këto raste shqetësuese.
Alarmante: Zjarre në 25 vende të Podujevës, rrezikohen shumë shtëpi (VIDEO)






