Në 25 vende janë shkaktuar zjarre vetëm gjatë ditës së sotme, shkruan Llapi.info.
Këto zjarre dyshohet se janë shkaktuar me qëllim nga dora e njeriut.
Këtë e kanë konfirmuar edhe zjarrfikës të Podujevës.
Dobratin, Rakivicë, Lupc, Dumnicë, Surdull, Gllamnik, Përpellac, Shtedim dhe në disa pjesë tjera të Llapit dhe Gollakut, u shkaktuan zjarre gjatë ditë së sotme.
Madje, shumë prej tyre ende janë aktive, derisa në disa raste janë duke u rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve.
Llapi.info do iu mbaj të informuar.






