Lokale - eSIMy

Janë duke vazhduar zjarrvëniet nëpër fushat malore dhe në pyjet në zona të ndryshme të Llapit, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që ka publikuar zjarrfikësi Xhavit Avdiu, shihet shkurret, pishat dhe barishte tjera nën flakë.

Së fundit zjarri ka shpërthyer edhe pyjet në fshatin Dobërdol të Podujevës. Atje, siç ka mësuar Llapi.info, është e vështirësuar situata.

Pishat në këtë pjesë janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë. Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes.

Zjarre ka pasur gjatë së dielës nëpër disa zona të Podujevës, për çka është duke u vështirësuar puna e zjarrfikësve për t’i lokalizuar ato./Llapi.info