Një zjarr me sipërfaqe të madha të pyjeve ka përfshirë minuta më parë fshatin Dobërdol të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka publikuar nga vendi i ngjarjes zjarrfikësi Xhavit Avdiu, shihen pishat në këtë fshat nën flakë.
Ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve janë parë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që këto të fundit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë këtyre ditëve për raste të përfshirjes së disa prej pyjeve nga zjarri, ku për të njëjtat kishin intervenuar zjarrfikësit dhe vetë banorët për t’i vënë nën kontroll flakët.
Nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës kanë thënë se zjarret e fundit të pyjeve në Kosovë dyshohet të jenë shkaktuar nga dora e njeriut./Llapi.info






