Në 24 orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 26 persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme të kundërligjshme.
Sipas Policisë së Kosovës, këto arrestime janë bërë që të ruhet rendi dhe të garantohet siguria e përgjithshme.
Gjithashtu, në njoftimin e policisë thuhet se janë shqiptuar edhe 1,617 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.
“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme në vend, brenda 24 orëve të kaluara ka arrestuar 26 persona të dyshuar të përfshirë në veprime të ndryshme të kundërligjshme, përderisa ka shqiptuar 1617 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.






