Ish-komandanti Bekim Shyti i cili u plagos 6 herë gjatë luftës u detyrua të paguaj 2 mijë euro për operim.
Gazetari Besart Galica ka pyetur se cili është ai mjek e ai spital që ka gjak shqiptari me ia marrë paratë, shkruan Jepi zë.
Ai shtoi se këto plagë, Shyti nuk i ka për interesat e tij por për lirinë e vendit.
Postimi i plotë:
2000 euro po i kushton ish komandantit të Njësitit Special të UÇK-së për Zonën e Shalës, Bekimv Shyti, për ti hequr nga trupi copat e granatës që i mori gjatë luftës!
Cili është ai spital e ai mjek, që ka shpirt e gjak shqiptari me ia marrë paratë?!
Jo që Beka nuk i ka mundësitë, por ai këto plagë si ka për interesat e tij, po për lirinë që e gëzojmë sot!
Turp!






