Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion të ngarkuar me dru kundërligjshëm, njofton Llapi.info.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ky automjet i ngarkuar me dru është ndaluar në fshatin Kërpimeh të Komunës së Podujevës.
“Fsh. Kërpimeh, Podujevë, (NN) 25.03.2022 – 12:20. Është ndaluar kamioni që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte 15.20 m3 dru pa dokumente përcjellëse. Drutë janë konfiskuar dhe deponuar në depon e APK-së në Podujevë, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info






