Policia e Kosovës, ka njoftuar se është djegur një kamion në fshatin Shakovicë të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Në vendngjarje, siç njofton policia, kanë dalur ekipet e zjarrfikësve duke e lokalizuar zjarrin.
Lidhur me këtë rast janë hapur hetimet nga organet përgjegjëse brenda Policisë së Kosovës.
“ZJARRVËNIE Fsh. Shakovicë, Podujevë, 25.03.2022 – 02:28. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një kamion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Llapi.info






