Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka marrë një raportim nga një grua në Podujevë, se është rrahur fizikisht nga burri i saj, njofton Llapi.info.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, janë intervistuar të dy palët dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Podujevë, 19.03.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë/Llapi.info






