Lokale - eSIMy

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotike, raporton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën e qendrës së qytetit, “Zahir Pajaziti”.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substanca narkotike të llojit Marihuanë, me peshë totale 38.59 gram. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info