Lokale - eSIMy

Protesta e serbëve në veri ka filluar siç ka qenë e paralajmëruar.

Deri tani raportohet se në protestë kanë dalë më shumë se 500 serb.

Pankartat e tyre përmbajnë shkrime kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në pankartën e tyre kryesore serbët thonë se Kurti ka prishur marrëveshjen e Brukselit dhe se ai prish gjithçka.

Ndërkaq, në pankartat tjera shihet të shkruhet “Kërkojmë drejtësi”.

“Stop terrorit të Kurtit”, shkruan në njërën nga pankartat që është shfaqur nga protestuesit në veriun e Mitrovicës.