Serbët e Kosovës kanë filluar protestën të cilën e kishin paralajmëruar ditë më parë, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos pranuar që zgjedhjet serbe të mos mbahen në Kosovë, pa pasur një kërkesë zyrtare nga Serbia.
Në pamjet e publikuara shihet se tashmë serbët kanë filluar të mblidhen ne Graçanicë në protestën që ishte thirrur nga kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.
Qeveria e Kosovës është shprehur se qytetarët serbë mund të votojnë për këto zgjedhje përmes postës ose zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, mirëpo këto opsione nuk janë pranuar nga Beogradi.







