Lokale - eSIMy

Sot janë bërë dy vjet nga rrëzimi i qeverisë Kurti 1, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, raporton Llapi.info.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti u inicua nga partneri i koalicionit të atëhershëm i tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas një serie përplasjesh që kishin ndodhur mes dy partive.

Të gjitha grupet e tjera parlamentare në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe listën Srpska votuan pro mocionit të mosbesimit e kundër qeverisë Kurti, duke e lënë të vetme Vetëvendosjen, e cila me 29 deputetë ishte partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019.

Ndryshe nga grupi i saj parlamentar, bashkëfituesja e zgjedhjeve të tetorit, dhe njëherazi kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, votoi kundër mocionit.