Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se në takim me kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa, ku gjatë këtij viti janë planifikuar 400 mijë euro nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zonën e Orllanit, njofton Llapi.info
Po ashtu, 60 mijë euro do të ndahen nga Komuna e Podujevës në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zona të tjera.
Shkrimi i plotë nga Bulliqi:
Sot prita në takim kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa, me të diskutuam për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi si komunë në furnizimin me ujë të pijshëm.
Gjatë këtij viti janë të planifikuara 400 mijë euro investime nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zonën e Orllanit, si komunë i kemi te planifikuara 60 mijë në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zona të tjera.
Me Kryeshefin Xhafa diskutuam edhe për mundësitë e investimeve në alternativa të reja të furnizimit me ujë të pijes. Sfidat dhe vështirësitë janë të mëdha, por përkushtimin e kemi maksimal të gjejmë rrugëzgjidhje për furnizim të rregullt me ujë të pijes për qytetarët tanë.






