Nëntë armë janë gjetur në disa lokacione të ndryshme, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Fushë Kosovë, njofton Llapi.info
Katër perona kanë mbetur të arrestuar, për shkak që të njëjtëve u janë gjetur armë, teksa disa prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe disa të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
• Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë, 22.03.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në brez dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
• Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë, 22.03.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që, për të njëjtin njësitet policore kishin siguruar fotografi në të cilat i dyshuari shihej me tri pistoleta të llojeve të ndryshme. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nga data 24.12.2021 kishte blerë tri armët dhe të njëjtat i kishte shitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
• Fushë Kosovë, 23.03.2022 – 04:00. Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar pasi që te njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, njëra me gas. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
• Fushë Kosovë, 23.03.2022-04:00. Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar pasi që te njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, njëra me gas. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.






