Nëse zgjedhjet e përgjithshme nacionale do të mbaheshin këtë të diel, 62.6% e qytetarëve kanë gatishmëri për të dalë në zgjedhje. Kështu janë përgjigjur qytetarët në hulumtimin e opinionit publik të kryer nga UBO Consulting.
Rezultatet e këtij hulumtimi ekskluziv, po shpalosen në emisionin Presisng.
Megjithatë, ndryshe nga 14 shkurti i vitit 2021, kur në zgjedhjet nacionale Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Listën Guxo, shënuan fitore bindëse duke marrë mbi 50% të votave të përgjithshme, vullneti i qytetarëve tani duket më i balancuar.
Në “nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit?”, qytetarët, me votë të deklaruar, janë përgjigjur si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje – 41.9%
Partia Demokratike e Kosovës – 21.6%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 19.4%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.2%
Lista Guxo – 1.1%
Nisma Social Demokrate – 1%
Aleanca Kosova e Re – 0.5%
Partia Socialdemokrate – 0.3%
Sipas këtij rezultati të hulumtimit, del se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, VV dhe Lista Guxo, së bashku do të merrnin 43% të votave të përgjithshme.
Do të ndryshonte edhe përbërja në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e pesë partive parlametnare, VV do t’i merrte 46 ulëse, PDK 24, LDK 22 dhe AAK 8.








