Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime, për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, raporton Llapi.info.

Bulliqi tha se ndajmë dhimbje me popullin amerikan, teksa shtoi se Albright qëndroi pranë popullit të Kosovës në orët më të liga të historisë.

“Mikes së madhe të popullit shqiptar, Madeleine Albright, i pushoi së rrahuri zemra sot. Ajo qëndroi pranë popullit të Kosovës në orët më të liga të historisë, e sot ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikanë për ndarjen nga jeta të ish-sekretares së shtetit. Kosova do ta kujtoi çdo herë si një heroinë të vërtetë!”, shkroi Bulliqi në Facebook.