Derisa bota sot flet për rezistencën e ukrainasve kundrejt agresionit rus dhe dëshirës së këtyre të parëve për të luftuar për liri, një gjë e tillë ishte e pranishme edhe tek shqiptarët e Kosovës më 1999. Madje, në kushte shumë më të vështira të të luftuarit për atdhe, se që i posedojnë sot ukrainasët; si në armatim, ushqim, veshmbathje, shkruan Llapi.info.
Një rast i rrallë i pabarazisë në front; por vullnetit të jashtëzakonshëm që të luftohet për atdhe dhe për të qenë të lirë, ishte në vitin 1999, në të gjitha pjesët e Kosovës – përfshirë Zonën Operative të Llapit.
Në fshatin Llapashticë, siç mund t’i shihni në pamjet e mëposhtme; nuk kishte kushte shumë të mira për luftuar, por kishte vullnet, dëshirë dhe trimëri – tipare këto që nuk munguan asnjëherë tek llapjanët në luftën e fundit në Kosovë.
Video e mëposhtme dëshmon që për ta fituar një betejë para çdo gjëje tjetër teknike dhe teknologjike; duhet guxim dhe vullnet për ta fituar atë.
Në këto pamje të rralla, të xhiruara në dhjetor të vitit 1998, mund të shihni njërën ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; atë të Llapashticës.






