Hetuesit nga Stacioni Policor në Gjilan sot kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të 31-vjeçarit me inicialet S. A. me qëllim të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur në një rast të raportuar gjatë vitit të kaluar si “Vjedhje e rëndë”.
Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij iu kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderushme.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht si prova materiale për gjykatë disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshuari 24-vjeçar Sh. I., i cili është arrestuar dhe pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Po ashtu ndaj të dyshuarit S. A. është ngritur kallëzim penal për “Bbrje të sendeve të vjedhura”.







