Lokale - eSIMy

Sot gjatë ditës u raportua se një dron, i dyshuar se ishte ushtarak ka rënë në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë.

Banori i shtëpisë në fjalë, në një deklarim për media ka dhënë detaje për mënyrën se si u kishte rënë në oborr, transmeton Periskopi.

Së pari droni e ka godit ballkonin. E kena pa, prek me duar, e kena kontrollu. I kanë shkru do numra, por jo naj flamur a kështu. Krahët ika pasë 3 e gjysmë metra. E ka pasë një zhurmë. Ndërkohë ia kemi heqë baterinë edhe u ndalë.’’, ka thënë ky banor.

Policia ende nuk është deklaruar për ngjarjen./PERISKOPI/