Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka ndarë rreth 100 mijë euro për zgjerimin e ndriçimit publik për nëntë fshatra të kësaj Komune, raporton Llapi.info.

Sipas kontratës të publikuar nga Komuna e Podujevës, zgjerimi i ndriçimit publik do të bëhet në fshatrat; Penuhë, Gllamnik, Katunishtë, Bellopojë, Konushec, Llugë, Sfeçël, Siboc dhe Godishnjak.

Komuna e Podujevës, në këtë kontratë, ka kërkuar çmimin e kompanive më të ultë.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 95 514,8”, thuhet në njoftimin e Komunës./Llapi.info