Lokale - eSIMy

Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara përgjatë 24-orëve të fundit në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, dy persona janë kapur, pasi që dyshohet se kanë kushtëzuar një person që t’u jap para me detyrim (haraç).

Lexo edhe: Zbulohen detaje nga haraçi në Podujevë: Detyruan viktimën t’ua jepte 80 mijë euro, ka të arrestuar

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit e kanë kushtëzuar viktimën mashkull kosovar, në formë detyrimi tu japë një shumë e parash. Me vendim të prokurorit  pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, personi i tretë është arrestuar, por që më pas është liruar, nën dyshimin e ushtrimit të dhunës në familje.

“Podujevë, 21.03.2022-10:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Duhet shtuar se gjatë javës së kaluar janë arrestuar disa persona në Podujevë, për vepra të ndryshme penale./Llapi.info