Lokale - eSIMy

Sot, 18 vjet më parë, u vranë dy policë në Shakovicë – njëri nga ta shqiptar; polic i Kosovës, derisa viktima tjetër ishte polic i UNMIK-ut, shkruan Llapi.info.

Këto dy vrasje patën ngjallur reagime të mëdha brenda dhe jashtë vendit, teksa për këtë ngjarje raportonin media ndërkombëtare – si këto pamje nga vendi i ngjarjes të xhiruara nga Associated Press.

Për këto dy vrasje, ishin arrestuar dhe dënuar shumë persona, disa prej të cilëve ende mbahen në vuajtje të dënimit, e disa të tjerë janë liruar qysh kohë më parë.

108 plumba u shkrepën në drejtim të katër pasagjerëve që ishin në makinë; dy nga të cilët ndërruan jetë, derisa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Të vrarë nga kjo ngjarje kishte mbetur; Arsim Rrustolli dhe Possible Essuman. Ndërsa, të plagosur me plumbat e shkrepur kishin mbetur zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli.