Lokale - eSIMy

Policia ka hapur një rast “incident zjarri me pasojë vdekje”, në Kaçanik.

Raportohet se dje në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore.

Ai ka humbur jetën si pasojë e djegies së një shtëpie në fshatin Kovaçevc të Kaçanikut.

Lexuesit e Klankosova kanë dërguar fotografi nga shtëpia e djegur ku e ka humbur jetën një person.

Njoftimi i plotë i policisë:

INCIDENT ZJARRI ME PASOJË VDEKJE /Kaçanik 21.03.2022-07:43. Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.