Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje për shkak se dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Për rastin në polici ka njoftuar nëna e vajzës.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Obiliqi.

“Obiliq, 20.03.2022-21:30 . Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të moshës së mitur , viktimën femër kosovare .Më datë 21.03.2022 është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.