Komuna e Podujevës, ka njoftuar se në bazë të rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme konkretisht Agjencisë së Regjistrimit Civil, ka mbyllur Zyrët e Gjendjës Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë, raporton Llapi.info
Siç njofton komuna, ky rekomandim i Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbështetur në Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr.01/2022 Për Dokumentet e Gjendjës Civile, me të cilin janë krijuar mundësi të reja të lehtësimit të procedurës dhe mënyrës së pajisjes me dokumente të Gjendjës Civile.
Shërbimet të cilat janë ofruar në Zyrët e Gjendjës Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë nga sot më datë: 22.03.2022 do të ofrohen në Komunën e Podujevës, Sektorin e Gjendjës Civile.
Njoftimi i plotë:
N J O F T I M
Drejtoria e Administratës në bazë të rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme konkretisht Agjencisë së Regjistrimit Civil, ka mbyllur Zyrët e Gjendjës Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë.
Ky rekomandim i Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbështetur në Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr.01/2022 Për Dokumentet e Gjendjës Civile, me të cilin janë krijuar mundësi të reja të lehtësimit të procedurës dhe mënyrës së pajisjes me dokumente të Gjendjës Civile.
Shërbimet të cilat janë ofruar në Zyrët e Gjendjës Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë nga sot më datë: 22.03.2022 do të ofrohen në Komunën e Podujevës, Sektorin e Gjendjës Civile.
22.03.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim






